NATO do t’i kërkojë Turqisë që të lejojë Suedinë dhe Finlandën në aleancë

180319d-014
Prishtinë | 27 Qer 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit e NATO-s do t’i kërkojnë presidentit turk, Tajip Erdogan të heqë veton e tij mbi ofertën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Ata do të takohen nesër për një samit tre-ditor në Madrid, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësit synojnë gjithashtu të bien dakord për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta të mbrojtjes, një vendosmëri të re për të trajtuar ngritjen ushtarake të Kinës dhe më shumë trupa që do të vendosen në gatishmëri për të mbrojtur Balltikun në rast të një ofensive ruse.

Të ngjashme