Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aerolanët rusë.
Kështu tha në një përgjigje një zyrtar i NATO-s.
“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”./klankosova/