NATO-ja e shqetësuar për grumbullimin e trupave ruse pranë Ukrainës

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Grumbullimi më i fundit i trupave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën është i pazakontë, sipas NATO-s.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet në Kiev pohuan se rreth 90 mijë ushtarë rusë dhe pajisje të rënda, duke përfshirë tanke, u ripozicionuan afër Ukrainës, duke nxitur frikën për një pushtim të mundshëm.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca mbetet vigjilente ndaj lëvizjes së fundit të Rusisë.

Ai tha se çdo provokim ose veprim i mëtejshëm agresiv nga Rusia do të ishte një shqetësim serioz dhe se Kremlini duhet të jetë transparent në lidhje me aktivitetet e tij ushtarake.

Të ngjashme