NATO njofton se Samiti i Londrës do të mbahet në dhjetor

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Gjenerali Jens Stoltenberg ka thënë se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump do të takohet me palët tjera të aleancës ushtarake në Samitin e Londrës që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Stoltenberg ka thënë këtë të mërkurë që liderët do të adresojnë “Sfidat e sigurisë me të cilat përballen tash dhe në të ardhmen, dhe për t’u siguruar që NATO vazhdon që të përshtatet që të mbajë popullsinë e saj afër 1 miliardhëshe të sigurt”.

Ai ka falënderuar Qeverinë britanike që do të jetë nikoqire e këtij takimi, që i ka rënë të mbahet në 70 vjetorin e NATO-së.

Data se saktë e mbajtjes së samiti nuk është caktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme