NATO: Nuk kemi “plan sekret” për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 12:41 | Nga

Zyrtari i lartë për Rusi dhe Ballkanin Perëndimor nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO, Robert Pszczel vlerësoi sot se rajoni po ecën në drejtimin e duhur pasi të gjitha vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai tha se NATO-a nuk favorizon ndonjë vend në kurriz të të tjerëve, dhe ka shtuar se integrimi evropian duhet të sjellë përfitime për të gjithë.

Për ne, thotë Pscel, është shumë e rëndësishme ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë dhe integrimit evropian, sepse sipas tij “nuk mund të imagjinohet që rajoni të jetë jashtë rrjedhës së përgjithshme”.

“BE është qëllimi i dëshiruar i të gjithëve në rajon, NATO për disa, por askush nuk është i përjashtuar, ne duam që të gjithë të përfitojnë prej tij”, tha Pscel dhe kujtoi se organizata po udhëheq politikën e “dyerve të hapura” gjë që e ka konfirmuar rasti i Malit të Zi që u bë anëtar i saj.

Ai theksoi se NATO ka një agjendë pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe se nuk ka “plane dhe ide sekrete”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme