NATO shton praninë ushtarake në Detin e Zi

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

NATO ka rritur praninë detare në Detin e Zi. Ekspertët thonë se veprimi dërgon një sinjal se Perëndimi nuk do të tolerojë gjurmët ushtarake të zgjeruar të Rusisë në rajon.

Megjithatë, një traktat 80-vjeçar mund të kufizojë qëllimin e aleancës për veprim.

Luftanija amerikane, Donald Cook, që ka qenë e vendosur në Spanjë, me sisteme mbrojtëse kundër raketave, është vendosur tashmë në Detin e Zi.

Në janar, anija ishte në Batumi për ushtrime me rojet bregdetare të Gjeorgjisë. Tani është arritur në portin ukrainas të Odesë.

Më 26 shkurt, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko u takua me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën Kurt Volker në bordin e anijes. Poroshenko e përshkroi këtë takim si “simbolik” dhe praninë e shkatërruesit në Odessa si “një sinjal i rëndësishëm për Kremlinin” se “Krimeja është ukrainase” dhe se “liria e lundrimit në rajon është e sigurt”.

Anijet ruse morën nën kontroll dy anije të marinës dhe një anije ndihmëse para brigjeve të Krimesë të aneksuar nga Rusia. Dhe me këtë, Moska merr paralajmërimin se ujërat e Detit të zi, nuk janë ruse.

Por aktivitetet e NATO-s kufizohen nga Marrëveshja e Montrosë. Marrëveshja e ngushticave detare nga viti 1936 i dha Turqisë sovranitetin e plotë mbi Bosforin.

Anijet luftarake të vendeve të tjera, që nuk kufizohen drejtpërdrejt me Detin e Zi, nuk lejohet të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në Detin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme