Liverpooli e ka njërin prej sulmeve më të rrezikshme në futbollin evropian, por portierit të Real Madridit, Keylor Navasit, nuk ia tremb syrin as një treshe si Salah, Mane, Firminho.
Një javë para finales së Ligës së Kampionëve në Kiev, Navas ka thënë se nuk brengoset sepse beson se para vetes e ka mbrojtjen më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.
Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur tashmë se me çfarë formacioni ta nisë finalen, dhe në mbrojtje do të përzgjidhen të zakonshmit, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Marcelo.
“E kam mbrojtjen më të mirë në botë. Bashkëlojtarëve të mi u besoj plotësisht”, ka thënë Navas.