100 serra janë shpërndarë për bujqit në Podujevë si vazhdimësi e programit për subvencionet në bujqësi nga Komuna e Podujevës.
Këto serra do të kenë edhe sistemin e ujitjes dhe një rezervuar uji. Të enjten janë vendosur vetëm dy serra ndërsa vendosja e 100 serrave do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme.
Në kuadër të implementimit të këtij projekti, serra e parë është vendosur te familja e Sabri Poterës. Kryetari Veliu me këtë rast uroi fermerin përfitues dhe shprehu përkushtimin e Komunës për të rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë.
“Sot filluam me montimin e serrës së parë për 100 fermerët përfitues. Krahas këtij projekti, mbështetje përmes subvencionimit në bujqësi, po ofrojmë edhe në fusha të tjera, siç është përkrahja e fermerëve me fidanë të dredhëzave industriale dhe me bimë aromatike”, tha Kryetari Veliu.
Kryetari Veliu premtoi se do të bashkëpunojë ngusht edhe me institucione të tjera, të cilat kanë në fokus bujqësinë dhe zhvillimin rural, në mënyrë që të sigurohet mbështetje edhe më e madhe për fermerët llapjanë, bazuar edhe në kërkesat e mëdha për subvencionime.