Ndahen 571 koshere për bletarët suharekas

Suharekë | 19 Qer 2017 | 13:18 | Nga

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria Komunale për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, sot ka ndihmuar fermerët suharekas, ata të cilët merren me bletari, njofton InfoKomuna.

Për 120 bletarë, janë shpërndarë 571 koshere për bletë. Drejtori i kësaj drejtorie Xhemajl Kabashaj, ka thënë se kjo është një ndihmë simbolike që komuna e jonë për herë të parë ua jep bletarëve, meqenëse interesimi ishte shumë i madh për të përfituar ne kemi shkuar me një metodë ku nga 10 koshere përfitojnë ata që kanë mbi 100 të përfitojnë nga 10 koshere.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj duke uruar bletarët që të kenë sa më shumë rezultate në punët e tyre, ka premtuar që çdo vit Komuna do ta rrit buxhetin në mënyrë që të ndihmoheni sa më shumë. Buxheti i Komunës, nuk lejon shumë ndihmë të madhe, por në këtë mënyrë do të mundohemi tju ndihmojmë në mënyrë simbolike.

Juve ju mbetet të punoni sa më shumë dhe të gjëni përkrahjen edhe te Komuna edhe te Qeverija, se pa përkrahje e keni vështirë. Kryetari Asllanaj, më pastaj ka premtuar se së shpejti do të bëhet edhe shpërndarja e makinave që bënë shpërndarjen e plehut artificiale, pastaj projekti për furnizim me fidane te mjedrës, rrushit etj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme