Komuna e Rahovecit këtë vit ka ndarë 93 sera për fermerë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se ndarja e serave është bërë përmes thirrjes publike për aplikim nga ana e fermerëve.
“Komisioni për vlerësim, pas kontrollit administrativ të dokumenteve, ka bërë përzgjedhjen e 93 fermerëve të cilët kanë plotësuar kriteret e parapara sipas thirrjes për aplikim e të cilëve u janë ndërtuar serat me sipërfaqe prej 1,5 ari”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se 75 për qind e kostos është mbuluar nga Komuna e Rahovecit, ndërsa 25 për qind nga fermeri, përfitues i serës.
“Këtë vit është shtuar numri i përfituesve të serave, për shkak të interesimit të fermerëve”, thuhet në fund të njoftimit.