Ndahen Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Pas një lidhje dhjetëvjeçare Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli janë ndarë.

Këtë e bënë të ditur vet çifti përmes një kumtesë te përbashkët.

“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh”, ka deklaruar çifti për Ansa.

“Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë”, ka shtuar çifti.

Këngëtari 55 vjeçar dhe modelja 31 vjeçare ishin bashkë që nga viti 2009, u martuan në Milano më 6 qershor të viti 2014 dhe kanë dy fëmijë bashkë, Raffaela Maria tetëvjeçare dhe Gabrio Tullio katërvjeçar.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme