Në mbledhjen e radhës Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 326 mijë e 400 eurove për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skender Reçica, tha se ky fond do të ndihmojë në funksionimin e shoqatave të dala nga lufta, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se në këtë vendim janë të përfshira të gjitha kërkesat e tyre.