Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që 297 mijë euro të ndahen për Komunë e Pejës, ndërkaq për Istogun janë ndarë 136 mijë euro për sanimin e dëmeve nga erërat, raporton Ekonomia Online.
Kërkesën për ndarjen e këtyre mjeteve e bëri ministrja e Arsimit dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.
Ajo tha se menjëherë kanë dërguar disa ekspertë për të identifikuar dëmet nëpër institucione arsimore në dy komunat e prekura nga erërat e forta.
“Në bazë të eksperteve që kemi dërguar në Istog dhe Pejë, kanë identifikuar se në Istog janë dëmtuar 7 shkolla dhe një kopsht ndërkaq në Pejë janë dëmtuar 9 institucione arsimore”.
“Kërkoj nga ju që t’i ndajmë mjete për riparimin e këtyre dëmeve në këto dy komuna”, tha ajo.