Sipas mediave spanjolle, futbollisti i famshëm Pique është duke mbajtur një lidhje paralele me një vajzë, përveç lidhjes disavjeçare që ai ka me Shakirën.
Pas 8 viteve dashuri të madhe, këngëve dedikuese dhe udhëtimeve të panumërta, thashethemet për një ndarje mes çiftit të preferuar të gjithëve, Pique dhe Shakira të cilët janë përsëri në qendër të vëmendjes.
Kjo nuk duket të jetë vetëm një krizë tjetër, pasi po qarkullon një thashethem që lojtari i Barcelonës e ka tradhtuar këngëtaren e famshme, me ish-in e tij, Nuria Tomas.
Thashethemet për ndarjen e Shakires dhe Piques po forcohen çdo ditë e më shumë, po ashtu thuhet që çifti ka disa muaj që janë distancuar, gjithashtu futbollisti i Barcelonës ka udhëtuar disa herë drejt Madridit për t’u takuar me Nuria Tomas. Kjo e fundit ishte ndarë prej futbollistit në 2010 kur ai u lidh me Shakirën.