Aktori britanik, Paul Grant që u shfaq në filmat “Star Wars” dhe “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 56-vjeçare pasi u gjet pa shenja jete jashtë një stacionit të trenit “King’s Cross” në veri të Londrës.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë akoma të ditura akoma për publikun, teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar vajza e vet, Sophie Jayne Grant, shkruan The Guardian.
Grant, i cili po ashtu luajti në “Return of the Jedi”, u shfaq edhe në “Labyrinth for Hoggle”, të vitit 1986 së bashku me David Bowie dhe Jennifer Connelly.
Kreditë e tij të tjera të filmit përfshijnë “Legend”, filmin e Tom Cruise të vitit 1985 dhe filmin “Willow” të vitit 1988.
Grant ka lënë pas të dashurën e tij Maria Dwyer, dy vajzat dhe një djalë, si dhe mbesat e nipërit e tij.