Ndahet nga jeta gazetari shumëvjeçar i “Rilindjes”, Bajram Sefaj

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-gazetarit shumëvjeçar të “Rilindjes”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj. Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare”.

“Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë”.

“Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje. AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme