Ndalohen 4 persona për 24 orë

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit

kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të

dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e

rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme