Ndalohen 4 persona për shitblerje të narkotikëve

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – DHTN, ka ndaluar 4 persona, të dyshuarit V.S., L.N., L.M. dhe A.A., pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike.

Ekziston dyshimi i bazuar se në Gjilan, të dyshuarit e sipërshënuar, në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit material, kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar:

–          1,549.2 kg heroinë,

–          54.7 gr kokainë,

–          2.010 euro para të gatshme,

–          1 Armë e shkurtë Zoroki dhe 1 karikator me 15 fishekë,

–          1 telefon mobil Samsung,

–          3 peshore elektronike dhe

–          1 automjet BMW.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

Të ngjashme