Ndalohen mijëra protestues në Indi

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Policia indiane ka ndaluar mijëra protestues që kundërshtuan një ndalim të protestave lidhur me një ligji të ri të diskutueshëm të shtetësisë.

Ndalimi është vendosur në pjesë të kryeqytetit Delhi-t si dhe në Uttar Pradesh dhe Karnataka. Urdhri i policisë, bazuar në një ligj tejet të ashpër, ndalon më shumë se katër persona të mblidhen në një vend.

Në mesin e  të arrestuarve janë Ramachandra Guha, një historian i shquar dhe kritik i hapur i qeverisë dhe aktivist politik Yogendra Yadav në Delhi.

Shërbimet e të dhënave celulare janë pezulluar në disa pjesë të Delhi-t afër vendeve ku po protestohet.

Protestat po zhvillohen tash e disa ditë, e disa prej tyre kanë eskaluar edhe në të dhunshme.

Ligji i ri, që po kundërshtohet, ofron shtetësi për imigrantët e paligjshëm jomuslimanë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme