Ndalohen shitja e alkoolit dhe funksionimi i bastoreve afër shkollave në Suharekë

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 12:36 | Nga

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës kanë miratuar vendimin për ndryshimin e veprimtarisë së lokaleve afariste në “Qendrën Zejtare 2”. Shqyrtimi i këtij projekt-vendimi, sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, është debatuar më së shumti nga kuvendarët në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës komunal.

“Njëra ndër pikat që u debatua më së shumti ishte ajo që kishte të bënte me vendimin për ndryshimin e veprimtarisë së lokaleve afariste në ‘Qendrën Zejtare numër 2’ në Suharekë, për çka u votua dhe për ishin 24 vota, kundër asnjë votë ndërsa pati vetëm një abstenim”, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale për informim, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e pestë të KK-së së Suharekës krahas kësaj pike janë shqyrtuar edhe projekt-vendimi për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; pastaj projekt-vendimi për miratimin e planit të veprimit për transparencën në Komunën e Suharekës për vitin 2018; projekt-vendimi për formimin e komisionit për pranimin dhe nominimin e propozimeve për “13 Qershorin” dhe të tjera, të cilat sipas ZI-së janë miratuar nga anëtarët e KK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme