Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, është ndaluar në nga autoritetet e Serbisë në kufi.
Stojkoviç është ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar RMV – Serbi, afër Kumanovës, sot rreth orës 9, ka bërë të ditur për Ekonomia Online një burim i afërt me avokatin serb, i cili e ka shoqëruar gjatë vizitës në Kosovë.
Ai shpreson se lirimi i tij mund të bëhet pas katër orësh, rreth orës 13:00.
Stojkoviq ka shkruar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar dhe treguar se në Serbi ekziston një rregull i ri sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg.
Sanduloviq ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht për këtë arsye. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.
LEXO edhe: