Ndalohet festimi i Halloweenit në një rajon të Italisë, shkak Coronavirusi

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

31 tetori, që njihet botërisht si Dita e shpirtërave të ligj apo Halloweeni, nuk pritet të mbahet në Itali.

Këtë e ka bërë me dije guvernatori rajonal Italian, Vincenzo De Luca, i cili ka thënë se për shkak të grumbullimeve masive që ndodhin në këtë natë, do ketë një shtetrrethim, raporton Reuters.

Luca këtë datë e ka quajtur “një budallallëk i madh amerikan”, duke shtuar se mbyllja gjatë kësaj natë do të ndodhë nga ora 22:00.

“Halloween është një marrëzi e madhe. Një marrëzi amerikane që ne e kemi importuar në vendin tonë”, ka shtuar ai.

Italia ditëve të fundit ka shënuar rekord të rastesh me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet italiane raportuan të enjten 8.804 raste pozitive me COVID-19.

Të ngjashme