Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu është ndaluar dje pasdite nga Policia e Shqipërisë.
Ky lajm është bërë i ditur për ABC News nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit.
Ai ishte shoqëruar gjatë paradites në komisariatin e policisë nr. 6 bashkë me disa banorë të zonës së Unazës së Re, pas përplasjes dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Gjatë këtyre përplasjeve mbetën të lënduar 4 efektivë policie, që po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Gjithçka nisi pasi një grup banorësh të kësaj zone bllokuan rrugën ku do të kalonte kryeministri Rama, duke organizuar një manifestim të paligjshëm.
Me ta u bashkuan edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Balliu.
Të njëjtat burime i thanë ABC News se bashkë me ish-deputetin Klevis Balliu janë ndaluar dhe 3 banorë të tjerë të zonës.