Një shtetas serb është ndaluar në Joshanicë të Leposaviqit sepse kishte tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi.
Është ndaluar një shtetas serb në Joshanicë të Leposaviqit sepse kishte tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi.
Një sasi e mallit i është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në mungesë të dokumenteve.
“Fsh. Joshanicë, Leposaviq 19.12.2023 – 17:55. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë i cili me automjetin tij ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Republika e Kosovës – Serbi. Një sasi e mallit i është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në mungesë të dokumenteve. Me urdhër të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.