Mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave në Komunën e Prishtinës dhe zyrave regjionale është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit.A.P po dyshohet për kryerje të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.
Nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”, njofton Prokuroria Themelore e Shtetit nëpërmjet një komunikate.