Ndalohet për 48 orë zyrtarja policore që shkaktoi aksident me fatalitet në Novosellë të Pejës

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti në Novosellë të Pejës, gjatë së hënës.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës pastaj për në QKUK.

“Sot rreth orës 7:45, policia është njoftua se ka ndodhë një aksident në Novosellë mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, kurse më vonë me udhëzim të mjekut janë transportuar për në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se pas marrjes së tretmanit mjekësor, personi që ka shkaktuar aksidentin me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do merr veprime për sigurimin e prezencës se të pandehurës në procedurë penale”, tha më tej Nikçi.

Bëhet e ditur se shkaktimi i aksidentit është bërë nga një zyrtare e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme