Ndër pesë infarkte, 4 shkaktohen nga duhanpirja

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni ”, në Mitrovicë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “31 Majit-Ditës Botërore Kundër Duhanit” organizuan një tryezë vetëdijesuese kundër pirjes së duhanit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve rreth dëmeve që shkakton konsumimi i duhanit.

Kryeshefi i QKMF-së, Burim Pllana, theksoj se edhe personat që nuk e pinë duhanin mund të dëmtohen kur ata ndodhen vazhdimisht në një mjedis ku pihet duhan. Sipas tij, duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë, se për çdo vit në botë vdesin rreth 7 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit.

Studimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, flasin për atë, se nga 5 infarkte, 4 shkaktohen nga pirja e duhanit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, Teuta Fejza tha se në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete për sensibilizim të qytetarëve për pasojat vdekjeprurëse nga duhani, i cili është përgjegjës për shumë lloje të sëmundjeve të rënda që vijnë nga ai. Ajo po ashtu theksoi se pirja e duhanit shkakton kancer në mushkëri, sëmundje të tjera dhe dëmton fëmijët gjatë shtatzënisë.

Po ashtu bëri apel që të respektohet Ligji kundër duhanit dhe ftoi inspektorët komunalë të dalin në vendet ku konsumohet duhani nëpër objekte të mbyllura dhe të ndërmarrin masa për zbatimin e ligjit, duk i dënuar ata që e shkelin ligjin.

Doktor Ardian Peci, prezantoi një hulumtim të bërë rreth konsumimit të duhanit dhe pasojave tek personat që e konsumojnë atë.

Në fund është zhvilluar një diskutim mes specialistëve të shëndetësisë dhe nxënësve lidhur me dëmet nga konsumimi i duhanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme