Takimi ndërmjet Llapit dhe Trepçës’89 përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, kurse dy gola, nga një për secilin ekip u shënuan në 5 minuta te fundit të ndeshjes.
Pas përfundimit, situata u tensionua dhe gjyqtarët si dhe futbollistët mysafir nuk u lejuan të shkojnë në zhveshtore menjëherë pas ndeshjes, madje trajneri mysafir, për pak i shpëtoi konfliktit fizik me policë dhe zyrtarë të klubit vendës.