Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim “ORCA” ka publikuar “Raportin e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë: Sfidat e akreditimit në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se ndërhyrjet politike në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, janë të pranishmeve. Ata thanë se nuk ka rëndësi se kush ndërhyn, si të tilla janë ndërhyje dhe janë të papranueshme për ta.
Anëtarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Rozafa Koliqi-Lila, tha se pavarësisht se kush ndërhyn, ajo quhet e tillë.
Madje, apeloi te ambasadorët që mos të ndërhyjnë në këto çështje, duke thënë se në vendet e tyre ata mund të futën në burg.
“Kemi mungesë me u.d detyre që dy prej tyre nuk kanë pasur haber se çka është Këshilli. Sa i përket ndërhyrjeve të gjitha kanë publike. Unë pajtohem se s’ka lidhje a ndërhyn në kryeministër, a ministër, ajo konsiderohet si presion, qoftë edhe prej një ambasadori”.
“Ne si Këshill kemi rezistuar disa prej nesh dhe bëj thirrje posaçërisht ambasadorëve që të rrinë larg Këshillit Shtetërorë të Cilësisë, se në vendet e tyre ata do të shkonin në burg”, tha ajo.
Shkëlzen Gërxhaliu U.D i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, ka treguar sfidat e kësaj agjencie. Ai ka thënë se ndërhyrjet politike janë ndër sfidat kryesore të kësaj Agjencie, raporton EO.
“Njëra nga sfidat që përballemi ne si Agjenci, janë resurset humane. Për momentin Agjencia funksionon me vetëm pesë persona staf administrativ, të cilët janë të pamjaftueshëm për të siguruar cilësi në 450 programe. Problemet tjera janë ndërhyrjet politike dhe më pastaj këto dëmtuar edhe imazhin e e punës së Agjencisë”.
Rron Gjinovci drejtor në ORCA, ka thënë se gjatë vitit 2019 Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka mbajtur 13 mbledhje, ku ka akredituar 107 programe dhe institucione të arsimit të lartë. 46 prej tyre nga sfera publike e arsimit të lartë dhe 61 nga sfera private e arsimit të lartë.