Në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi,Bektesh Haliti, Nezir Ymeri nga komuna e Vushtrrisë, sot janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e Dëshmorëve në Qytetin e Rahovecit.
Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, poashtu edhe nga komuna e Vushtrrisë si dhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë, kryetari Latifi e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 Nëntorit të vitit 1998.