Ndërmarja “Ngushllimi” ka reaguar lidhur me një shkrim, i cili është botuar dje në mediat elektronike në vend, i cili fillimisht ishte botuar te Gazeta Shneta.
“Ndërmarja “Ngushllimi” funksionon që nga viti 1995 dhe veprimtarinë kryesore të saj e ka bartjen e kufomave nga Evropa në Kosovë dhe anasjelltas. Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se deri më tani asnjëherë nuk kemi përdorur asnjë formë të ofrimit të shërbimeve tona për bartjen e kufomave e cila është përmendur nga portalet ose nga të dy deklaruesit që janë poashtu pronarë të kompanive private për bartjen e kufomave”, thuhet në reagim.
“Ne si Kompani me përvojë shume vjeçare në këtë fushë, jo rrallë qëllimisht jemi etiketuar dhe jemi linçuar nga konkurentët tanë lidhur me punën që e bëjmë, mirëpo duhet pasur parasysh që ne jemi ndërrmarje private dhe për secilin lajm ishte dashur të kontaktohemi që ta pohojmë ose mohojmë lajmin e jo të merren për bazë deklaratat e konkurrentëve, ku mundohen që ta denigrojnë ndërmarrjen tonë për përfitime personale”, thuhet më tej në reagim.
Aty thuhet se ndërmarrja operojn në Nurenberg të Gjermanisë ku bën bartjen e kufomave nga e gjithë Evropa për në vendlindje, kurse bartjen e kufomave nga QKUK e ka punë plotësisht dytësore.
“Ne kemi bërë reklamacion si çdo biznes privat por asnjëherë nuk kemi dhënë asnjë mjet financiar për të perfituar nga vdekjet, madje jemi Ndërmarrja e vetme në Kosovë që për të gjitha rastet sociale të gjitha shërbimet i kryejmë falas”, thuhet në reagim.
Aty po ashtu thuhet se nuk është e drejtë që të sulmohen bizneset nga deklaratat qëllimkëqija të konkurentëve dhe se të gjitha do të duhej të mirreshin me rezerva deri sa informatat apo deklaratat e kujtdo qoftë të verifikohen dhe konfirmohen.