Ndërmarrja shoqërore RTP-së kalon në pronësi të Drenasit

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e skadimit të mandatit të zëvendës kryesuesit të Bordit, z. Bajram Zejnullahu, Bordi emëroi Zëvendës Kryesuesin e ri të Bordit të Drejtorëve të AKP-së z. Skender Komoni mandati i të cilin fillon prej datës 17 dhjetor 2018.

Bordi gjithashtu miratoi valën e re të shitjes së aseteve me Nr.44, e cila do të përmbaj asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, si dhe aprovoi transaksionet e valës së shitjes me Nr. 43.

Në këtë mbledhje Bordi miratoi kërkesën e Komunës se Drenasit për dhënien e pëlqimit për lejimin e bartjes se një prone të ndërmarrjes shoqërore Radiotelevizioni i Prishtinës ne pronësi të Kuvendit Komunal Drenas konform vendimit të Qeverisë për shpronësim.

Gjithashtu, Bordi aprovoi propozimin për marrëveshje me Komunën e Prishtinës për pagesën me këste të mjeteve pasi të merret vendimi nga Qeveria për shpronësim të ndërmarrjes shoqërore “IMN Kosova”.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe raportet e Komisioneve për qiradhënien e aseteve të N.Sh-ve si dhe u shqyrtuan dhe u miratuan edhe raportet rekomanduese të Komisionit për asete specifike si dhe për shitjen e aseteve përmes negociatave direkte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme