Ndërmarrjet publike komunale në pritje të bordeve

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 09:48 | Nga

Ka më shumë se dy vjet që kur Kuvendi Komunal i Prishtinës pati sjellë vendim për funksionalizimin e ndërmarrjes më të re komunale “Prishtina Parking”, por tek tash është shpallë konkursi për themelimin e bordit të saj.

Ky konkurs është shpallur njëkohësisht me konkurset edhe të dy Ndërmarrjeve të tjera Publike Komunale (NPK), asaj të “Hortikulturës” dhe “Termokosit” për kompletimin e bordeve të tyre me nga katër anëtarë të rinj.

Drejtues të Komunës së Prishtinës, të mërkurën, kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me atë se pse janë shpallur konkurset vetëm për bordet e tri NP-ve, si dhe për atë se kur pritet të funksionalizohet tërësisht ndërmarrja më e re komunale-“Prishtina Parking”, shkruan sot Koha Ditore.

Ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës. Megjithatë, përfaqësues të opozitës kanë akuzuar qeverisjen Ahmeti se ka bërë lojë politike me Ndërmarrjet Publike, duke shkelur mbi interesin e kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës.

Agim Gashi, deputet i LDK-së, partia më e madhe opozitare në KK të Prishtinës, ka thënë se LDK-ja këtë punë e konsideron si lojë politike të Shpend Ahmetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme