KRU” Prishtina” ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ” Pejës”, shkak i ndërprerjes është shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë.
Në njoftim tutje thuhet se furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit.
Njoftimi i plotë:
Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ” Pejës”.
Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas dëmtimit të gypit dhe po merren me sanim.
Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!