Ndërprerja e komunikimeve pengon ndihmën në Gaza

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Grupi i aksesit në internet NetBlocks.org ka konfirmuar ndërprerje në lidhjet telefonike dhe të internetit në Gaza që nga mbrëmja e së enjtes, të cilat vazhduan të shtunën në mëngjes, duke penguar kështu operacionet e ndihmës dhe shpëtimit.

“Unë nuk mund të theksoj mjaftueshëm pasojat e tmerrshme të kësaj ndërprerjeje të komunikimit në aftësinë tonë për të ofruar ndihmë thelbësore humanitare,” tha Fikr Shalltoot, drejtor i grupit të Ndihmës Mjekësore për Palestinezët në Gaza.

“Ne nuk mund të komunikojmë me partnerët tanë për të ofruar shërbime jetike shëndetësore. Ne nuk jemi në gjendje as të kontaktojmë me kolegët tanë, shumica e të cilëve janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe kanë humbur të dashurit”, shtoi ai.

Drejtori i NetBlocks, Alp Toker theksoi se ndërprerja është më e gjata në luftën më shumë se dy mujore, raporton Al Jazeera.

Të ngjashme