Policia e Kosovës ka njoftuar se me vizitën e presidentit të Republikës së Kroacisë z. Zoran Milanović, njofton se: gjatë vizitës së tij, me 23 dhe 24 dhjetor 2021, policia do të angazhohet për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës sipas agjendës së paraparë.
“Njoftojmë qytetarët së gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”.