Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët se janë ndërpre furnizimet me ujë të pijshëm në afërsi të fshatit Marmull, si shkak i defektit në gypin kryesor.
KRU “Gjakova” bëri të ditur se zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën operative Rahovec, Prizren si dhe fshatrat e Anadrinit.
KRU “Gjakova” deklaruan që së shpejti do të rikthejnë furnzimin me ujë.
Njoftimi i plotë i KRU “Gjakova”:
KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 800, që ka ndodhur në afërsi të fshatit Marmull, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë .
Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën operative Rahovec, Prizren si dhe fshatrat e Anadrinit.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” sh.a.