Ndërpritet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Artan Hasani, të premten nënshkruan memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON. Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga.

Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.

Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.​

Të ngjashme