Ndërrimi i gypave të asbestit, peng i buxhetit dhe infrastrukturës

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës s’ka paraparë buxhet të mundshëm për ndërrimit të gypave të ujësjellësit nga materiali i asbestit.

Së paku jo në planifikimin e saj buxhetor për tre vjetët e ardhshëm.

Megjithëse nuk është përgjegjësi e Komunës për të ndërruar këta gypa, kryetari i subjektit politik Alternativa në Pejë, Reshat Nurboja, konsideron se Komuna për të mirë të shëndet të qytetarëve është dashur të planifikonte buxhet për nisjen e ndërrimit të gypave të ujit të pijshëm.

“Edhe pse nuk është kompetencë e saj do të duhej të merrej iniciativa prej Komunës për të alokuar buxhet për këtë çështje, sepse është për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve edhe pse Komuna e ujësjellësi ‘Hidrodrini’ duhet ta bëjnë këtë”, thotë Nurboja.

Për arkën Komunale, siç thotë drejtori i Financave, Jeton Abazaj, ndërrimi i gypave nuk do të paraqiste aspak ngarkesë financiare, po të mos ishte infrastruktura rrugore që do të prishej dhe do të shtone koston.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme