Ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Dukagjinit, Halim Tolaj. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur i pikëlluar për bashkëluftëtarin e tij. “Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari […]
Ndërron jetë komandanti nga dukagjini

Ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Dukagjinit, Halim Tolaj.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është shprehur i pikëlluar për bashkëluftëtarin e tij.
“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj.











