Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ndërsa ndodhej në ambientet e sigurisë, bëhet e ditur nga njoftimi i Policisë së Shqipërisë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ku shtetasi me inicialet B. P. është konstatuar pa shenja jete. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.
I ndjeri ishte arrestuar më 18 mars 2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Autoritetet njoftojnë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.