Ndërron jetë rapsodi Zekë Lushaj

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë rapsodi dhe artisti i njohur, Zekë Lushaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Lushaj ishte një figurë e ndritur e arsimit, letërsisë, folklorit dhe kulturës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Ndryshe, ai ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Funerali i të ndjerit do të niset në ora 15:00 nga shtëpia e familjes Lushaj për në varrezat e fshatit Shaptej me datën 1 shkurt 2025.

Të ngjashme