Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Komunën e Podujevës, Ismet Krasniqi.
Ismet Krasniqi, pas angazhimit dhe kontributit të dhënë për brezat, në një periudhë të shkurtër për shkak të sëmundjes detyrohet të ndërpres angazhimin në procesin edukativ.
Megjithatë ai vazhdoj të kontribuojë në shumë çështje të angazhimit qytetar në kohën e okupimit. Ismet Krasniqi, shquhej për kurajën dhe guximin që shpërndante gjeneratave, për të rritur rezistencën dhe angazhimin për çlirimin e vendit.
Momenti i ndarjes së tij nga jeta, është periudha e parafillimit të mësimit për shkollarët, ditë që përvitshëm për Ismetin ishte ndjenjë e përzier e gëzimit dhe mallit për punën.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e martë 31.08.2016) nga ora 17:00 në fshatin Majac të Podujevës.