Ekonomia Online
FUNDIT

Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Prekazi

Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Prekazi

Veteran I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Fazliu nga Prekazi ka ndërruar jetë sot Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës. Postimi i plotë i Haxhiut: Lajmi për vdekjen e […]

Veteran I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Fazliu nga Prekazi ka ndërruar jetë sot

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë.

Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme.

Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Të ngjashme