Ndërsa shpikësi i parashutës u hodh nga kulla “Eifel” dhe hapi kafkën, Marie Curie gjeti vdekjen nga “rrexet X” / Këta janë 7 shpikësit që u vranë nga krijimet e tyre

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Shpikjet nuk janë gjithmonë të lehta për t’u realizuar dhe këtë gjë e vërtetojnë më së miri 7 pionerët e shkencës.

Ndonse shpikjet e tyre kanë ndryshuar botën dhe mënyrën e funksionimit të saj, për ta ka rezultuar fatale. Pikërisht personat që u përpoqën të krijonin shpikjet e së ardhmes u bënë viktima të tyre.

Lexoni më poshtë për shpikjet dhe jetën e Franz Reichelt , William Bullock, Henry Smolinski, Marie Curie, Alexander Bogdanov, John Day.

Franz Reichelt, an Austrian-born French tailor who is remembered for jumping to his death from the Eiffel Tower while testing a wearable parachute of his own design. : r/ColorizedHistory

Franz Reichelt ose “Rrobaqepësi fluturues” ishte një rrobaqepës austriak i lindur në Francë në vitet 1900 i cili dizenjoi një parashutë që mund të vishej, e cila dukej më shumë si një rrëmujë copash e telash. Megjithatë, ky detaj nuk e ndaloi aspak ta testonte pajisjen e tij duke u hedhur nga kulla Eifel në Shkurt të vitit 1912. Ai kishte aq besim në pajisjen e tij sa njoftoi shtypin për ta dëshmuar “mrekullinë e tij”. Asgjë nuk shkoi sipas planit, ai u hodh dhe ra plumb drejt tokës duke thërrmuar kafkën, shpinën dhe kocka të tjera të rëndësishme që i shkaktuan vdekje thuajse të menjëhershme. Ngjarja është e regjistruar dhe mund ta gjeni në Youtube.

William Bullock | Fact | FactRepublic.com

William Bullock, një nga prindërit e shtypshkronjës moderne shpiku në vitin 1863 një pajisje që shkurtonte kohën e shtypjes pasi përdorte një rul letre që i përshtatej formave të prototipit. Më pas, ajo printonte në të dyja anët e letrës dhe e priste letrën para ose pas shtypjes. Ai zbuloi sa e pasigurtë ishte shpikja e tij në një mënyrë mjaft të dhimbshme: këmba e tij ngeci në njërën prej presave, sa u copëtua dhe iu krijua gangrenë. Ai vdiq 9 ditë më vonë gjatë operacionit të amputimit.

NIHF Inductee Thomas Midgley Invented Ethyl Gasoline

Thomas Midgley Jr. ishte një inxhinier nga Pensilvania, i njohur si “shpikësi më dëmtues” i historisë pasi shpiku benzinën me plumb, një altërnativë vërtet e dëmshme për planetin. Por nuk ishte shpikja e tij ajo që e vrau Midgley. Ai vrau veten aksidentalisht pasi ngeci në një litar që kishte sajuar për t’u ngritur nga shtrati për shkak të sëmundjes së poliomielitit që kishte kaluar.

Henry Smolinski | Fact | FactRepublic.com
TIL that Henry Smolinski and his company Advance Vehicle Engineers created a flying car called the AVE Mizar in 1973. On September 11th of that year, Smolinski and his counterpart Harold Blake

Henry Smolinski provoi fatin e tij në shpikjen e një makine fluturuese që përfundoi në një hibrid mes një makine dhe një avioni. Gjatë testimit të fluturimit më 11 Shtator 1973 një nga mbajtëset e kahut të avionit u shkëput gjatë kohës që pajisja ishte në ajër. Makina ra me shpejtësi të rrufeshme dhe Smolinski nuk i mbijetoi aksidentit.

File:Marie-Curie.jpg - Wikimedia Commons

Lista nuk mund të ishte e plotë pa emrin e Marie Curie  në të. Kimistja e famshme, e njohur për studimet e saj ndaj poloniumit e radiumit shndërroi përgjithnjë mjekësinë me shpikjen e saj, pajisjen e parë radiologjike të lëvizshme. Shpikja e saj gjeti vend menjëherë në fushëbeteja ku përdorej për të gjetur plumbat apo sendet e mprehta në trupat e ushtarëve. Shpëtimi i të tjerëve u bë, mjerisht, vrasësi i saj. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve X është pranuar si shkaku i anemisë plastike që shkaktoi vdekjen e saj më 4 Qershor 1934.

Alexander-Bogdanov | Historias de nuestra Historia

Alexander Bogdanov, një shkencëtar rus i njohur për transfuzionin e gjakut dhe madje, testimin e tij mbi veten. Në 1924, ai nisi të shkëmbente gjak me disa prej pacientëve të tij, por 4 vite më vonë, gjatë eksperimentit të tij të fundit, zgjodhi një student të tijin që vuante nga malaria dhe tuberkulozi. Studenti u shërua plotësisht nga procedura, por Bogdanov nuk pati të njëjtin fat.

The Early Submariners: John Day – ExpeditionWriter

John Day, një marangoz anglez ka nderin të jetë i vdekuri i parë i regjistruar nga një mbytje. Në 1774, ai ndërtoi një “dhomë zhytëse druri” që duhej të qëndronte nën ujë në thellësinë 40 metër për 12 orë, derisa ai më pas të ngjitej për të marrë ajër. Por, më 22 Qershor të atij viti, “nëndetësja” e quajtur “Maria”, e ngarkuar me pesha u fundos së bashku me Day.

360grade.al

Të ngjashme