Rreth 200 metra larg murit që është ngritur së fundi pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, serbët kanë nisur ndërtimin e një objekti tjetër.
Ndërtimi i këtij objekti u raportua se po bëhet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por burime të Telegrafit konfirmojnë se ky objekt do të shërbejë në të ardhmen si Kuvend Komunal i Mitrovicës së Veriut.
Po ashtu, thuhet që këtë objekt do ta shfrytëzojnë edhe Lista Serbe.
Në veri të Mitrovicës janë duke u kryer disa punime përfshirë edhe sheshin e Mitrovicës së Veriut, “Car LLazar”.
Aty po ndërtohet një mur i cili sipas kryetarit të Komunës së Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq ky mur është ri-konstruktim i urës dhe sheshit “Car Llazar”.