Ndërtimet pa leje – Aliu debaton ashpër me deputetët e VV-së nga Ferizaj

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Vetëvendosjes që vijnë nga komuna e Ferizajt, kanë debatuar ashpër me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërtimet pa leje.

Aliu i është përgjigjur deputetit Dimal Basha, Haki Abazi e Enver Haliti, që kërkuan që ky ligj të kthehet mbrapsht.

“Nëse thoni t’i rrënojmë. Po i rrënojmë ndërtimet pa leje që nuk i plotësojnë kriteret. Por jo me i rrënu krejt se s’ka buxhet për atë punë. Kur flasim për legalizimin, nuk e mendojmë legalizimin e përgjithshëm siç tha z.Haliti. Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam kundër legalizimit të të gjithave. Gabim e keni. Unë nuk po them ashtu. Nuk po them që në Ferizaj është ndërtuar mbarë e mirë”.

“Nuk jam ministër i drejtësisë. Po të sillja ligj për trajtimin e veprave penale për ndërtim, është diçka tjetër. Ne po i trajtojmë ndërtesat. Jo legalizim. Legalizimi është çështje individuale. Te ndërtesat kolektive ku një investitor u shku ka ndërtu, dhe nuk e ka marrë lejen, por ka përfitu duke shtuar kate, dhe që është çështje e trajtimit penal pastaj”.

Deputeti Dimal Basha u përgjigj sërish.

“Në emër të qytetarëve nuk mundemi me amnistu as mafinë e betonit, e as zyrtarët publikë që kanë monitoruar këto ndërtime. Qytetarëve hajde iu themi juve ua legalizojmë pa pare. S’ka me i amnistu. Qytetarëve duhet me ua bo një zgjidhje. Nuk ish dashtë me ardhë prej ministrit kjo. Ministri thotë nuk ban me kalu këtë ligj për shkak se nuk janë ndaluar ndërtimet pa leje. Tash këto ndërtime nuk janë ndaluar edhe sot, pse me ndërru bindje. Ndërtimet pa leje vazhdojnë. Ministri duhet me tërheq këtë ligj, me rregullu e pastaj diskutojmë sërish”.

Enver Haliti kërkoi që së pari të ndalet degradimi i ndërtimeve.

“Së pari duhet të ndalet degradimi, e pastaj të merremi me legalizimin e atyre objekteve që i plotësojnë kriteret”, deklaroi Enver Haliti.

Të ngjashme