Loja mund të shtyhet për shkak të përmbytjeve të mëdha në qytet. Sipas BFMTV, Angers ka regjistruar nivelin më të lartë të ujit në 25 vitet e fundit.
Autoritetet u detyruan të përmbytnin qëllimisht disa rrugë përgjatë lumit Maine me qëllim që të lehtësonin presionin mbi pjesë të tjera të qytetit, transmeton Klankosova.tv.
Angers aktualisht renditet i 11-ti në renditjen e Ligue 1 me 29 pikë nga 22 ndeshje. Lille ka mbledhur 34 pikë pas 22 ndeshjeve dhe zë vendin e pestë.
Për më tepër, sulmuesi 28-vjeçar Ousmane Dembélé po përjeton dhimbje të forta në pulpën e majtë, duke e detyruar të humbasë seancat stërvitore të ekipit.
