Cristiano Ronaldo ka pasur një tjetër sezon të jashtëzakonshëm në Madrid, por mund të përfundoj vitin pa fituar një trofe.
Ai ka shënuar 44 gola, duke përfshirë 15 në Ligën e Kampionëve, por Los Blancos nuk arritën ta sfidojnë Barcelonën për titullin e La Ligas.
Barça fitoi La Ligën me 14 pikë përpara Atletico Madridit të dytë dhe ishte në krye të rivalëve të tyre prej 17 vitesh.
Zinedine Zidane ka një shans për t’i dhënë fund sezonit me trofe kur përballen me Liverpulin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Nëse fitojnë, do të jetë hera e tretë me radhë që ata do të kishin fituar trofeun prestigjoz, shkruan indeksonline.
Por gjithçka nuk është mirë në kampin e Ronaldos dhe raportet në Spanjë kanë dalë duke nënkuptuar se kjo mund të jetë loja e tij e fundit për klubin nga Bernabeu.
“Diario Gol” ka bërë të ditur se United ka bërë gati një kontratë të madhe për 33-vjeçarin, i cili gjithashtu nuk ka fituar ndonjë gjë këtë vit.
Ronaldo thuhet se është i frustruar në faktin se Lionel Messi dhe Neymar fitojnë më shumë se ai, por presidenti i Real, Florentino Perez nuk dëshiron t’i ofrojë kushte më të mira.
Ajo i ka lejuar Djajtë e Kuq të shikojnë nga ai, me Ronaldon që thuhet se seriozisht po e konsideron ofertën e tyre.
Jose Mourinho është i gatshëm për të bërë një nënshkrim të madh pas dështimit të Paul Pogba dhe Alexis Sanchez.
Perez, megjithatë, mbetet i bindur se ai mund ta bindë yllin e tij për të qëndruar në Madrid.