Ndeshja Lincoln Red Imps – FC Prishtina nuk do të zhvillohet

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja parakualifikuese e Ligës së Evropës mes Lincoln Red Imps dhe FC Prishtinës nuk do të zhvillohet.

Kështu njofton zëdhënësi i klubit, Avni Durmishi, përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit të tij, autoritetet e Gjilbraltarit nuk kanë lejuar zhvillimin e ndeshjes, pas testimit të tetë futbollistëve të FC Prishtinës me COVID-19.

Njoftimi i tij:

Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kane leju me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthy menjehere pas ndeshjes, do te niset ne oret ne vijim sonte.

UEFA nuk ka dhëne vendim, dhe ne mundësinë e saj është qe brenda 3 ditës te detyroje Lincolnin me dergu ndeshjen ne njeren prej kater shteteve neutrale qe kane pranu me qene organizatore te ndeshjeve te ketyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro. Ose do te merr vendimin si me Driten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme